E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen transformatori, vdes një nga të plagosurit
Lajme

Shpërthen transformatori, vdes një nga të plagosurit

Nderron jete ne spital nje nga tre personat qe u plagosen pas shperthimit te forte te nje transformatori ne autostraden Tirane-Durres, raporton “News 24”. 

biznesi-shperthimi

 

 

Sipas policise ngjarja ka ndodhur ne autostradën Tiranë – Durrës, ku ne nje objekt qe po rikonstruktohej ka shperthyer nje transformator i tensionit te larte, duke lene fillimisht tre punonjes te plagosur.

Qe ne fillim u raportua se njeri prej tyre ishte ne gjendje kritike per jeten, e per fat te keq nuk mundi te mbijetonte. Nderkohe qe dy te tjeret jane ne spital, per mjekim.

transformatori-biznesi-tirane-drurres

Informacioni nga policia 

Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

Informacioni nga OSHEE

Për shkak të punimeve të nje kompanie, në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.
Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.
Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.
Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.