Shpërthim i fuqishëm në një hotel pranë QSUT
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme në zonën e QSUT, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një hotel në këtë zonë por nuk dihet nesë ka qenë shpërthim tritoli apo jo. Forca të shuma të policisë dhe forcat zjarrfikëse të Tiranës ndodhen në vendngjarje.
Deri në këto momente nuk ka njoftim zyrtar për ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



