E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me eksploziv në Lezhë
Lajme

Shpërthim me eksploziv në Lezhë

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në Ishull Shëngjin, në Lezhë.Shpërthimi ka ndodhur në një servis makinash, në pronësi të Toli Mhilli.

Për pasojë mësohet se ka pasur dëme materiale, xhama të thyer. Gjithashtu është dëmtuar një automjet që ishte i parkuar në oborrin e biznesit në fjalë.

Njoftimi i policisë:  

Lezhë /Informacion paraprak

Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, te porta e servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është vendosur një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.