E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me eksploziv në Shkodër
Lajme

Shpërthim me eksploziv në Shkodër

Një makinë është hedhur në erë ditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Perash’, ku makina ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli.

Nga shpërthimi, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri tani në pyetje është marrë pronari i makinës për të zbuluar nëse ka pasur konflikte të mëparshme.

“Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë.

Grupi hetimor vijon veprimet  për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.”, -thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.