Shpërthim me lëndë plasëse, hidhet ‘në erë’ makina në Shkodër
Një shpërthim automjeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qarkun e Shkodrës, duke shkaktuar alarm në zonë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gimaj, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se në një automjet në pronësi të shtetasit me iniciale L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas incidentit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet e para procedurale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Ngjarja mbetet nën hetim, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi motivet dhe dinamikën e shpërthimit në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



