E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim me tritol në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla
Lajme

Shpërthim me tritol në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla

Fushë-Krujë, digjet automjeti

Tritol në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla.
Sipas policisë, nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por dëme materiale. Zalla është në kërkim pasi në banesën e tij në fshatin Zallë janë gjendur arsenale armësh që dyshohet se ua shiste grupeve kriminale.

Krujë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë, në derën e banesës së shtetasit Y. Z., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale, si dhe ka marrë flakë dhe është djegur automjeti në pronësi të këtij shtetasi, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Lidhur me tritolin te Ylli Zalla dyshohet ta ketë vënë vetë, pasi banesa është bosh për shkak se familja është jashtë vendit.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.