E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthime të fuqishme në Kiev, ndizen sirenat në të gjithë qytetin
Lajme

Shpërthime të fuqishme në Kiev, ndizen sirenat në të gjithë qytetin

Shpërthime të mëdha tronditën sonte kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pasi dhjetëra u vranë në sulmet ruse me bomba thërrmuese në qytetin lindor të Kharkiv.

Videoja dramatike e filmuar në kryeqytetin ukrainas tregoi momentin kur qielli i natës u ndez me një top të madh zjarri që thuhet se vinte nga një qendër komunikimi me radar ushtarak.

Korrespondenti i BBC News, Clive Myrie në Kiev, thotë se baza e tij e raportimit ishte “tronditur nga zjarri i raketave aty pranë” dhe “dritaret u drodhën” në shpërthimin e tyre më të afërt deri më tani.

Ai thotë se luftimet duket se po i afrohen zemrës së kryeqytetit të Ukrainës.

Videoja dramatike e filmuar në kryeqytetin ukrainas tregoi momentin kur qielli i natës u ndez me një top të madh zjarri që thuhet se vinte nga një qendër komunikimi me radar ushtarak.  Shpërthimi i ri ndodhi disa orë pasi Kremlini paralajmëroi civilët të largoheshin nga qyteti nëpërmjet një ‘rruge të sigurt’ në jug-perëndim, mes frikës se qyteti do të vihej nën sulme të tjera të rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.