E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri
Lajme

Shpërthimi në pikën e karburantit në Tiranë, arrestohet menaxheri

Policia e Tiranës ka arrestuar menaxherin e karburantit në rrugën “Bardhyl”, pas shpërthimit që ndodhi një ditë më parë në momentin që autoboti po shkarkonte benzinën.

Në pranga ka përfunduar Miklovan Çollaku, nën akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, ku për pasojë mbeti i dëmtuar ai si dhe shoferi i autobotit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës pranë një pike karburanti në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

Sipas të dhënave nga policia, ka pasur një shpërthim të valvulës së sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit ngjitur me karburantin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.