‘Shporru, ç’pret më’, Vasili i kërkon dorëheqjen Lleshajt pas vrasjes së 25-vjeçarit nga polici i Shqiponjave: Efektivët u sollën si killer të vërtetë
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë 25-vjeçari Klodian Rasha, pasi u qëllua nga efektivi i policisë.
Sipas Vasilit Lleshaj ka përgjegjësi dhe duhet të reagojë, në vend që të qepë gojën, pasi punonjësit e tij u sollën si vrasës pa mëshirë.
Numri 2 i LSI i kërkon SPAK të zbardhë ngjarjen dhe të tregojë që është në anë të qytetarëve dhe jo të atyre që bëjnë krim.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



