E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shporruni me të mirë, ose do përfundoni si Çaushesku nga rrevolta popullore!
OP-ED

Shporruni me të mirë, ose do përfundoni si Çaushesku nga rrevolta popullore!

Shkruan: Aleksandër Rena
New York USA

I shikoni këto fytyra ?..Besoj se i mbani mend! Sejcili prej tyre e ka nga një histori të hidhur me Shqipërinë e gjorë. Çdo’njëri nga këta e ka pasur ose e ka akoma dorën tek qypi i korrupsionit ku prej njëmijë e një të zezave të bëra prej tyre, vuajtjeve, sakrificave të mëdha, vëllavrasjeve, ngatërresave për pronën dhe kapitalin, sot duhet të vuajnë edhe thirrjet meskine të një gjakatari Ruso-Serb si Sali Berisha, për thirrje të armatosur. Shprehja e famshme e tij “o djema rrëmbeni pushkët, o ja vdekje ja liri”, i dedikohet një 97-shtate të dytë, e cila, nën jehonën e turbullirave, mbulon të gjithë zullumet qeveritare të ndodhura në 28-të vite tranzicion post komunist në Shqipëri!

E thënë më shkoqur: Halli i tyre nuk është vetëm korrupsioni i tenderave, apo konçesioneve PPP-së së Ramës, por i vetingut Amerikan në politikën shqiptare që po troket dita ditës, duke numëruar kështu orët, minutat dhe sekondat e mbatura. Është fjala për gjitha të zezat që janë bërë Shqipërisë që nga fillimi i viteve 90-të, e deri në ditët e sotme. Që nga eksodi i anijes “Vlora”, tek piramidat e mashtrimit, tek 97-shtata e famshme, tek embargoja e naftës dhe e armëve drejt Serbisë kundra UÇK-së, tek vjedhja e thesarit dhe privatizimi i mineraleve nëntoksore nga kasta politike, tek trafiku i drogës-armëve dhe i prostitucionit të qindra mijëra vajzave (bija nënash e baballarësh dhe motra të vëllezërve të mitur), tek ligji i famshëm 7501 i Katovicës (ku prona i takon atij që është më i forti dhe ka më shumë para), tek sistemi i drejtësisë që nuk ka funksionuar kurrë, tek vrasjet në bulevard të 21-Janarit, tek vrasjet mafioze të bankierëve (siç ishte ajo e të ndjerit Santo), tek Gërdeci i Kosta Trabickës rahmet past, tek qindra familjarë që pjestarët e tyre u shkrumbuan në hi nga demontimi i armëve, tek vrasja e Azemit dhe e Olldashit, tek dushku i famshëm i Nanos, tek off-shore-t e çdo malukati që ka firmosur si nënpunës-deputet apo ministër këto 28-vite dhe deri tek PPP-të e fundit që miliona dollar po shkojnë nëpër xhepat e hajdutëve ordiner, të kurdisur dhe të lidhur fort me njëri tjetrin majtas dhe djathtas këto 28 vite.

Pra kjo është pak të thuhet se protesta studentore është aty vetëm për tetë pikat e tyre, ata janë aty për të gjitha të zezat që i janë bërë Shqipërisë gjatë këtyre viteve edhe pse kanë frikë që t’i kërkojnë ashtu siç duhet. Kjo e fundit do të thuhet nga SPAK dhe BKH, dy organe kompetente Amerikane, të cilat do të vendosin pikat mbi “i” për të gjitha padrejtësitë. Dy organe kompetente, të cilat po u japin shancin e fundit kastës dhe pjellës ish komuniste që të largohen nga politika me të mirë, ose do t’a pësojnë më keq se Çaushesku i Rumanisë!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.