E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëri-Bjellrusi, kryeson kombêtarja me 2-1
Publik News

Shqipëri-Bjellrusi, kryeson kombêtarja me 2-1

Edi Reja ka bërë 4 ndryshime të rëndësishme, teksa Doka, Memolla, Laçi dhe Gjasula e kanë nisur titullarë. Elseid Hysaj do të mungojnë në ketë ndeshje pasi është zbuluar se është prekur nga COVID-19. Ndërkohë që, Abrashi mungon për këtë ndeshje për shkak të kartonëve, ndërsa Kallaku dhe Uzuni e nisin nga stoli.

LIVE: SHQIPËRI-BJELLORUSI 2-1

Cikalleshi 19′ , 27′ 

KOMENTI LIVE: 

27′ GOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Bomberi kavajas tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat. Fantastik Cikalleshi.

26’ Penallti për Shqipërinë, e fiton sulmuesi Rei Manaj, pas një dueli me portierin. Penalltinë e akordon gjyqtari anësor.

19’ GOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë. Pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fal me kokë duke tundur rrjetën.

17’ Doka bën një kalim spektakolar nga krahu i madh, harkon në qendër të zonës, për Manajn dhe Cikalleshin, por askush nuk arrin ta devijojë, teksa largojnë rrezikun mbrojtësit e Bjellorusisë.

12’ Shqipëria fiton 2 goditje nga këndi. Aksioni vijon, topi shkon te Manaj që provon me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës, por topi devijohet nga Cikalleshi dhe përfundon jashtë kuadratit.

8’ Minuta të mira për kuqezinjtë, të cilët duken më kërkues duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e bjellorusëve.

4’ Tjetër rasti i rrezikshëm i tanëve. Cikalleshi provon me një goditje nga brenda zonës, topi përfundon mbi kuadrat.

2′ Start fantastik i Shqipërisë. Cikalleshi fiton një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm. Bomberi kavajas provon me një tentativë të rrezikshme, topi shkon ngjitur me shtyllën.

1′ Ka startuar “finalja” në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: (3-5-2) Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja

BJELLORUSIA: (4-4-2) Katekeviç, Juzesçuk, Poliakov, Saçivko, Bordaçev, Ebog, Maevski, Jablonski, Sataseviç, Lisakoviç, Skavish. Trajner: M. Markhel.

PËRFITIMET

Kjo ndeshje, për vendin e pare, sjell gjithashtu një sërë benefitesh. Se pari, është kualifikimi për ne çerekfinalet e Ligës se Kombeve për këtë edicion. Vete vendi i pare sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes ne këtë lige. Se dyti, vendi i pare e ngjit Shqipërinë ne Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe me te forta, me më tepër te ardhura etj.

Se treti, vendi i pare i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo me lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar ne renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë ne Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shume…

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të jetë e shtata në historinë mes dy skuadrave, duke përfshirë ato zyrtaret dhe miqësoret. Shqipëria numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje ndaj Bjellorusisë. Kuqezinjtë kanë shënuar 7 gola dhe kanë pësuar 8. Krahas barazisë në përballjet direkte, sa herë është bërë fjalë për arritje në kualifikuese, Bjellorusia e ka mbyllur gjithmonë në avantazh ndaj Shqipërisë. me

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.