E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëri-Estoni 3000 bileta të shitura
Lajme

Shqipëri-Estoni 3000 bileta të shitura

Në orën 18:00 starton miqësorja Shqipëri-Estoni. Nuk do të jenë më shumë se 5000 tifozë të pranishëm sonte në “Air Albania Stadium” për t’i dhënë zemër Kombëtares edhe në një moment të vështirë si ky që po kalon.

Biletat e miqësores me Estoninë janë shitur me ritëm shumë të ulët kjo edhe për faktin që 90-minutëshi i orës 18:00 është një ndeshje që ka pak vlerë, përtej testimit të shumë të rinjve nga ana e trajnerit.

Sipas të dhënave deri në mesditë, ritmi i shitjes së biletave, çmimi i të cilave nis nga 500 lekë, ka qenë shumë i ulët. Përveç pranisë së grupimit “Tifozët Kuqezi” stadiumi sot mund të flasë me heshtje.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.