E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHQIPËRI-ESTONI mbyllet  në barazim
Lajme

SHQIPËRI-ESTONI mbyllet në barazim

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti sot një miqësore ndaj Estonisë ku trajneri Edi Reja  Pa një pjesë të madhe të lojtarëve titullarë,  tekniku italian  preferoi  që të shohë emra të rinj përballë estonezëve.

Kombëtarja shqiptare duket se ka harruar të fitojë. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Estonisë dhe shkon në pesë numri i ndeshjeve radhazi pa fitore. Edhe pse përballë një rivali modest, i 110-i në renditjen botërori, Shqipëria sërish hasi probleme në metrat e fundit për të shënuar.
Reja e nisi ndeshjen me shumë ndryshime në formacion krahasur me dy ndeshjet e tjera të qershorit, ku vetëm Hysaj, Veseli dhe Çekiçi ishin aktivizuar si titullarë ndaj Islandës apo Izraelit. Në pjesën e parë, pavarësisht qarkullimit të dendur të topit nga ana e kuqezinjve, vetëm Vrioni pati një rast të artë me kokë.

Me të nisur e dyta, bëhen 3 zëvendësime, në portë hyn Kastrati në vend të Selmanit, ndërsa në fushë futen dy sulmues, Broja dhe Uzuni, del Veseli dhe Seferi. Menjëherë kuqezinjtë shfaqen rrezikshëm me Çekiçin, por portieri mik i thotë jo golit.
Në mesin e pjesës së dytë futen në lojë edhe Abrashi me Mersinajn, del Çokaj dhe Vrioni, ndërsa debuton Muçolli, që zë vendin e Çekiçit. Kuqezinjtë dominuan në edhe pjesën e dytë, por tentativat drejt portës ishin të pakta. Mbyllet 0-0, me tifozët kuqezinj që mbeten sërish të zhgënjyer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.