E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria  mposht Izraelin
Sport

Shqipëria mposht Izraelin

Në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit u mbyll me fitoren 1- 0 per Shqierine.

Po luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, sot është dita e së vërtetës, në rast të kundërt, stoli i trajnerit Panuçi do të jetë tepër i rrezikuar.

bandicam 2018-09-07 20-55-32-784

Një fitore në përballjen e sotme, do t’i hapte rrugën Kombëtares, për të kapur vendin e parë. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.

Statistikat e ndeshjes

Shqipëria zhvilloi në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, e vlefshme për Grupin 1 të Ligës C, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë e nisin mbarë kompeticionin e ri të UEFA-s, duke fituar 1-0 me golin e shënuar në pjesën e dytë nga Taulant Xhaka.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e ndeshjes.

Image

 

 

 

LIVE| SHQIPËRI-IZRAEL 1-0

Xhaka 55′

KOMENTI LIVE 

81′ Hysaj ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Dabur.

79′ Zëvendësim te Izraeli, largohet Kapiloto, vendin e tij e zë Mika.

75′ Fantastik Hyka në këto minuta, bën gjithçka bukur nga e majta dhe provon me një gjuajtje mjaft të mirë, por ndërhyn me majrat e gishtave portieri i Izraelit që i mohon golin kapitenit të Shqipërisë.

73′ Topi prek shtyllën pasnjë harkimi nga këndi të Solomon.

72′ Rast i rrezikshëm në portën e Strakosh, por portieri bën në pritje të shkëlqyer duke larguar topin në këndore.

72′ Zëvendësim te Izraeli, largohet Kajal në fushë Solomon.

71′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Gavazaj, në fushë mbrojtësi Herdi Prenga.

bandicam 2018-09-07 22-16-11-944

69′ Tjetër mundësi e mirë për Shqipërine. Xhaka kroson në zonë për Balajn, kërcen fuqishëm shkodrani, por nuk arrin të devijojë topin.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.