Shqipëria barazon ndaj Kroacisë dhe mbetet në lojë
Kombëtarja shqiptare ka marrë pikën e parë në këtë Evropian, duke barazuar me Kroacinë me rezultatin 2-2.

Shqipëria mban gjallë ëndrrën europiane.
Djemtë e drejtuar nga Silvinjo zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11. Asani nga e majta harkoi në zonë dhe aty futbollisti që luan me Spartën e Pragës në Çeki mposhti me kokë prtierin Livakoviç.
Në minutën e 31, djemtë e drejtuar nga Silvinjo patën rastin e artë për të dyfishuar shifrat dhe për të shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes. Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Asanin që nisi topin tek Asllani, i cili gjuajti por topi u ndal nga portieri.
E pabesueshmja ndodhi në minutën e 74.
Një aksion i kroatëve u finalizua nga “bomberi” i Hofenhajmit, Andrej Kramariç, i cili dërgoi topin mes këmbëve të Hysaj, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Strakosha.
Mirëpo nuk mbaroi me kaq pasi vetëm 2 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë, ku pas një goditje nga Pasaliç, topi u devijua nga mesfushori Klaus Gjasula, duke përfunduar në rrjetën e Strakoshës.
Me këtë fitore, Kroacia ngjitet në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Shqipëria mban vendin e fundit në grup me 0 pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë përballë Spanjës, ndërsa Kroacia do të përballet me Italinë ku do të kërkojë kualifikimin për në raundin tjetër.
Të dyja këto ndeshje do të luhet tëhënën më 24 qershor në orën 21:00.
Qazim Laçi është vlerësuar me notën më të lartë në ndeshjen me Kroacinë. Një ndeshje shumë emocion, ku kombëtarja shqiptare arrit të barazojë në frymëne fundit.
“Flashscore” ka publikuar notat e ndeshjes dhe më i miri ishte padyshim Qazim Laçi. Mesfushori i Kombëtares shënoi golin e parë të takimit dhe gjithashtu mbuloi mjaft mirë mesin e fushës, duke marrë notën 8.3.
Klaus Gjasula, i cili shënoi autogol, por dhe golin e dytë të Shqipërisë u vlerësua me notën 6.7, ndërsa Hysaj me notën më të ulët, 6.2.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



