E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria braktiset përditë nga rinia por Klosi thotë se PS ka 34 mijë anëtarë të rinj
Lajme

Shqipëria braktiset përditë nga rinia por Klosi thotë se PS ka 34 mijë anëtarë të rinj

Sekretari i PS, Blendi Klosi në Kongresin e PS bëri një panoramë të procesit të rienegjzimit të partisë socialiste.

Klosi tha në fjalën e tij se janë anëtarësuar 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar numrin e anëtarësimit në PS në rreth 100 mijë. Nuk është shumë e qartë se ku i ka gjetur Klosi këta të anëtarësuar. Siç duket drejtuesi i lartë i PS harron se rreth 1 milionë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisë së partisë së tij.

Klosi tha se fokus ka qenë anëtarësimi i figurave të reja, si edhe anëtarësimi i vajzave dhe grave.

“34 mijë anëtarë të rinj, duke çuar anëtarësimin aktiv mbi 100 mijë. Mes anëtarëve, ishim 12 mijë të rinj dhe 15 mijë femra. Kjo fazë në lejoi të pastronim bazën tonë të të dhënave nga anëtarësimet fiktive.

Krijuam një lidhje reale mes organizatës së PS dhe qendrës së votimit.

43% e delegatëve janë shoqe, 15% delegatë janë nën moshën deri 30 vjeç duke siguruar energji të mirë për partinë tonë. Mbi 700 delegatë zgjidhen për herë të parë duke theksuar angazhimin tonë për të sjellë zëra të rinj”, tha Klosi.

Siguruam që votat e emigrantëve të jetë një realitet politik. Kongresi ka një mision historik që të sjellë mandatin e katërt të PS.

Ky numër i madh anëtarësimesh, kaq shumë mbështetje për vizionin politik Shqipëria 2030, na kërkojnë të marrim vendimi për vazhdimin e procesit të riengjizimit, hapjen, përgatitjen e partisë sonë jo vetëm që të fitojë zgjedhjet e radhës, por të jetë platformë që mbështet vizionin e Ramës Shqipëria 2030.

Në pjesën e parë të Kongresit, u shfaq një video-mesazh me disa prej ministrave, të cilët gjatë fjalës së tyre theksuan se e duan edhe një mandat të katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Por, në video mesazh u shfaqën “fytyrat” më të akuzuara nga opozita për korrupsion dhe të përfshirë në shumë afera dhe skandale, si ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj apo edhe ministri i Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj.

“Na duhet mandati i katërt për të vijuar dhe bërë realitet vizionin e Shqipërisë turistike 2030, kampion i Ballkanit.” tha Kumbaro.

“Kemi ende shumë sfida të forta për të fituar, duke nisur nga rritja e pensioneve më kuptimplotë sesa rritja e vogël e këtyre viteve. Po punojmë që në rrugën e ‘Shqipërisë 2030 të mos ketë pensione nën 150 euro. Reforma e re e pensioneve do të marrë rrugë viti e ardhshëm e frytet do të shihen në 2- 3 vitet e ardhshme. Do të marrë fund praktika e çuarjes së pensioneve me zarfe në shtëpi. Po i japim jetë projektit të arsimit profesional.”, tha Gonxhe.

“Me qeverinë e Kosovës po punojmë për projkeitn e hekurudhës Durrës- Prishtinë. Pas pak ditësh do të celet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit në porto Romano. Në bashkëveprim me NATO-n po. Në fund të vitit mbyllen punimet e aeroportit ndërkombëtar dhe do të bëhet operacional në gjysmën e dytë të vitit 2025 për të pritur udhëtarët e parë.. Në 2030 do të bëjëm realitet 4 aeroporte. Ndërkohë portet turistike të Durrësit e Vlorës janë në kantier ndërtimi do të pasohen me portin e Sarandës dhe Lezhës ku kemi hasur vështirësi me pronësinë. Zotohemi që në 2030 do të bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë. Së shpejti hapet gara për segmentin Milot Balldren e do të kryhet projektimi për segmentin Milot – Poliçan” – tha Balluku

“Synojmë 1000 agroturizme në 2030, të një cilësie fantastike, ndërkombëtarisht të njohur dhe punësimi i të rinjve të jetë fakt.” – tha Denaj.

Në një shtet normal, emrat e mësipërm duhet të ishin minimumi nën hetim nga drejtësia, por ndërkohë me realitetin e sotëm të Shqipërisë, ata dalin dhe kërkojnë edhe një mandat tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.