E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria, e para në Europë për shpenzimet në beton e tulla
Lajme

Shqipëria, e para në Europë për shpenzimet në beton e tulla

Sipas të dhënave nga Eurostat, në vitin 2023 varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë.

Referuar këtyre të dhënave, vitin e kaluar shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin 19.1%, nga 18.8% në 2022. Krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian që është rreth 11%, kjo shifër është më e larta në Europë.

Pas Shqipërisë në listë renditet Rumania, e cila ka një tregues prej 17.9% dhe pastaj Suedia, me 15.7%. E fundit në Europë është Greqia, shpenzimet nominale të së cilës për ndërtimin ishin vetëm 4.9% e PBB-së.

Sipas të dhënave të INSTAT, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë vitin e kaluar, ose rreth 1.3 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë i shitblerjeve i regjistruar ndonjëherë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.