Shqipëria merr një barazim me Uellsin
Ka perfunduar ne barazim miqësorja mes Uellsit dhe Shqipërisë që është luajtur në stadiumin e Kardifit

Shqipëria e drejtuar nga Edi Reja ka zhvilluar testin e parë miqësor mr skuadrën britanike e cila do të jetë pjesëmarrëse e kompeticionit EURO 2020. Edhe pse bëhet fjalë për një miqësore, ku rezultati nuk ka shumë vlerë. kuqezinjtë moren nje barazim nga ky takim.
Kuqezinjtë kanë bërë një pjesë të parë relativisht të mirë ku rastin e vetëm të pastër të pjesës së parë dhe të gjithë takimit, e krijuam me Manajn, në minutën e 16-të. Sulmuesi lushnjar provoi me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por topi shkoi mbi traun e portierit kundërshtar.
Ajo që u vu re është që Shqipëria e ka të vështirë të ndërtojë aksione të shpejta dhe efikasëse, për të krijuar më shumë raste për gol. Gjatë gjithë ndeshjes, kuqezinjtë nuk vunë asnjëherë në provë portierin kundërshtar Henesi, sepse nuk gjuajtën asnjëherë në kuadrat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



