E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në errësirë….
Lajme

Shqipëria në errësirë….

Një pjesë e madhe e qarqeve të vendit janë pa energji elektrike. Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja e Saranda u përfshinë nga terri.

Pa drita mbetën edhe Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina. Në Vlorë, energjia elektrike mungoi po ashtu në fshatrat Selenicë, Orikum e deri në Palasë.

Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në

Saranda

Mësohet se shkak është bërë një defekt në linjën e furnizimit 220 kilovolt. Për pasojë gjithë Durrësi dhe qytete drejt jugut kanë mbetur pa energji.

Nësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit. Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan.

Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në

Lushnje

Mungesa e energjisë ka krijuar problem si në lëvizjen në të gjitha qytetet, ashtu edhe te bizneset që varen nga energjia elektrike, sidomos baret dhe hotelet. Po ashtu shumë familje kanë mbetur pa ngrohje.

Gjysma e Shqipërisë në terr, nga Durrësi në

Fier

Energjia ka qenë e stakuar kudo dhe në qytetet e mësipërme ka qenë terr në çdo rrugë. Kjo ka sjellë dhe probleme me valët celulare dhe linajt e internetit. Pas afro 30 apo 40 minutash në disa zona është rikthyer energjia, ndërsa në disa të tjera ende.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.