E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në prag epidemie, mjekja: Duhet bërë kujdes me fëmijët
Lajme

Shqipëria në prag epidemie, mjekja: Duhet bërë kujdes me fëmijët

Mbi 200 persona, kryesisht në orët e mbrëmjes, kërkojnë ndihmën e mjekëve në urgjencat e qendrës spitalore.

Fëmijët dhe të moshuarit janë pacientët më të shpeshtë. Mjekët thonë se fillimi i shkurtit do të shënojë kulmin e epidemisë së gripit.

Në qendrat shëndetësore, prej një muaji ka nisur vaksinimi falas për kategoritë në risk. Të moshuarit janë më të interesuar për kryerjen e injeksionit.

Për të folur për këtë situatë shqetësuese ishte e ftuar në “A2 Sot” mjekja pediatre, Mirela Sula.

Ajo u shpreh se fëmijët e moshës nën 5 vjeç rrezikojnë më shumë nga gripi i derrit, por edhe të moshuarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.