E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria përballë kërcënimit rus, integrimi në BE
Publik News

Shqipëria përballë kërcënimit rus, integrimi në BE

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të përshpejtohet si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Synimet janë të qarta: të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor.

75 avionët luftarakë sovjetikë të ndryshkur shfaqen përgjatë pistës së aeroportit ushtarak të Kuçovës, ish-baza komuniste ushtarake. Por kjo bazë që do të presë qendrën e re operacionale të NATO-s, është gati të rifitojë shkëlqimin e saj. Rinovimi i kësaj pjese nisi në vitin 2018, ndërsa u përshpejtua nga kriza ukrainase, e cila favorizon bashkëpunimin brenda kampit kundër të Perëndimit kundër Putinit dhe forcon mbrojtjen e territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti.

1

“Mjedisi i ri global i sigurisë i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit”, tha për AFP-në një zyrtar i NATO-s duke iu referuar bazës së Kuçovës, vijon artikulli.

Restaurimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit, ndërtimi i njësive të reja të magazinimit. Baza e cila përfundon në vitin 2023, financohet nga fondet e aleancës transatlantike, e cila tashmë ka akorduar më shumë se 51 milion euro që nga fillimi i projektit në vitin 2018.

Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s tashmë të pranishme, veçanërisht në kampin Bondsteel, në pjesën jugore të Kosovës, baza ajrore e Kuçovës do të paraqesë një aset strategjik kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm, siç është ai i Ballkanit Perëndimor. /Libertation/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.