E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria përmbytet, gjysma e qeverisë ha mishin e Nusretit
Publik News

Shqipëria përmbytet, gjysma e qeverisë ha mishin e Nusretit

Skandalet e ministrave të Edi Ramës nuk kanë të sosur. Në një kohë kur i gjithë vendi është nën pushtetin e përmbytjeve dhe në një krizë të madhe ekonomike, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, Arbian Mazniku dhe këshilltari i Ramës Endri Fuga, gjejnë kohë të harbojnë lokaleve të botës me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Jo çdokush mund të darkojë tek “Nusreti” në Dubai.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme të publikuar në FB nga gazetari Namir Lapardhaja, ndërkohë që fillimisht video është publikuar në Instagramin e restorantit ‘Nusreti’….

Video e publikuar në median sociale, ku shihen zyrtarë të lartë të Rilindjes teksa darkojnë në restorantin super të shtrenjtë të Nusretit në Dubai, teksa Shqipëria ndodhet nën ujë, ka shkaktuar zemërim në median sociale. Video është censuruar nga shumica dërrmuese e mediave në vend, por po qarkullon masivisht në median sociale.

Duke darkuar shihen ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku si dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku dhe këshilltari i Edi Ramës, Endri Fuga. Ndiqini më poshtë disa prej memeve:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.