E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria pret turistët e parë: 192 bjellrusë mbërrijnë në Rinas
Publik News

Shqipëria pret turistët e parë: 192 bjellrusë mbërrijnë në Rinas

Kanë mbërritur këtë pasdite turistët e parë në Shqipëri. Pas një mbyllje globale si pasojë e koronavirusit, 192 shtetas nga Bjellrusia kanë zbarkuar në Rinas.

Charteri i kompanisë ajrore “Belavia” u ul në aeroportin e Rinasit me 192 turistët e parë nga Bjellorusia. Ky grup turistash vjen pas heqjes së vizave me Rusinë dhe Bjellrusinë dy ditë më parë.

NJOFTIM PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT E RUSISË DHE BJELLORUSISË

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse informon, se në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, numër 470, datë 10.06.2020, nga data 10 qershor deri në datën 30 nëntor 2020, shtetasve të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë u lejohet hyrja pa viza në territorin e Republikës së Shqipërisë, për udhëtime turistike dhe private, për një periudhë prej 90 ditësh.

Shqipëria momentalisht i ka të hapura kufijtë me të gjitha vendet e rajonit përfshirë Greqinë, ndërsa i ka të mbyllura me vendet e tjera të Europës deri në datën 1 korrik.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.