E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut
Lajme

Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia e Veriut

Autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë një tjetër hap në kuadër të sigurisë kombëtare, duke shpallur “non grata” dy shtetas të huaj të dyshuar për aktivitete që cenojnë interesat e vendit.

Sipas raportimeve në media, vendimi është marrë pas një procesi verifikimi nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, konkretisht njësia antiterror, e cila ka paraqitur propozimin përkatës pranë institucioneve përgjegjëse.

Bëhet fjalë për dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të identifikuar si Valon Beljan (i njohur edhe si Valjon Bela) dhe Bekir Halimi, për të cilët ekzistojnë të dhëna se mund të jenë përfshirë në veprimtari që bien ndesh me interesat e sigurisë së Shqipërisë.

Pas shqyrtimit të materialeve të referuara, Ministria e Brendshme ka dhënë miratimin për shpalljen e tyre si persona të padëshiruar në territorin shqiptar, duke u ndaluar hyrja dhe qëndrimi në vend.

Ky vendim vjen në vijim të masave të shtuara për forcimin e kontrollit dhe parandalimin e çdo rreziku potencial që mund të prekë rendin dhe sigurinë publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.