E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria të mësojë nga Kosova, boll me pazare mes qensh!
Lajme

Shqipëria të mësojë nga Kosova, boll me pazare mes qensh!

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë, të cilin e ka cilësuar si një model demokracie për t’u pasur zili edhe nga shumë vende europiane.

Sipas Murrizit, Kosova ka zhvilluar zgjedhje me standarde të larta demokratike, ku vota e qytetarëve ka peshë reale dhe përfaqësuesit zgjidhen drejtpërdrejt nga sovrani. Ai thekson se procesi zgjedhor është mbyllur në orën 19:00 dhe vetëm tre orë më vonë është shpallur rezultati, ndërsa fituesit kanë nisur festimet dhe humbësit kanë pranuar verdiktin e qytetarëve, duke marrë përgjegjësi për humbjen.

Në reagimin e tij, Murrizi nënvizon se gjatë gjithë ditës së votimit në Kosovë nuk është shënuar asnjë incident dhe nuk ka pasur ndërhyrje të grupeve kriminale apo presione ndaj votuesve, ndryshe nga ajo që, sipas tij, ndodh rregullisht në zgjedhjet në Shqipëri.

Ai vë në dukje se në Kosovë çdo votë është numëruar në qendrën e votimit brenda pak orësh, ndërsa në Shqipëri procesi i numërimit dhe rinumërimit zgjatet me muaj, duke krijuar konfuzion dhe hapësira për abuzime.

Murrizi ka kritikuar ashpër edhe administrimin zgjedhor në Shqipëri, duke e krahasuar atë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, që sipas tij funksionon pa ndërhyrje dhe pa ndryshime rregullash pas përfundimit të votimit.

Në fund të reagimit, ai u bën thirrje institucioneve dhe politikës shqiptare të marrin si model Kodin Zgjedhor të Kosovës, duke e konsideruar atë një nga më të mirët në Europë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa kritikon ashpër pazaret politike mes partive në Shqipëri, të cilat, sipas tij, zhvillohen vetëm për interesa personale dhe jo për vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Kosova vendi me demokraci për t’u pasur zili nga jo pak vende të Europës.

Kosova modeli brilant i proceseve zgjedhore me një kod zgjedhor super demokratik ku vota e sovranit ka vlerë dhe zgjedh përfaqësuesit e tyre.

Në orën 19:00 u mbyll procesi i votimit. Në orën 22:00 u shpall rezultati dhe menjëherë fituesi filloi festën ndërsa humbësit pranuan rezultatin e votës së qytetarëve dhe deklaruan se mbajnë përgjegjësi për humbjen duke konsideruar dorëheqjen si institucion demokratik.

Gjatë gjithë ditës asnjë incident dhe asnjë individ apo kontigjent kriminel nuk erdhi vërdallë si qen rrugësh siç vijnë në çdo palë zgjedhje në Shqipëri me makina të blinduara e xhama të zinj për presion apo për të blerë vota.

Çdo votë u numërua në qendrën e votimit për 3 orë dhe jo në qendrat e grumbullimit siç ndodh në Shqipëri ku vazhdoi numërimi dhe rinumërimi 3 muaj rresht për të krijuar qëllimisht konfuzion e për t’u dhënë mundësi zagarëve numërues të vjedhin vota.

Një administrim procesi korrekt nga një komision zgjedhor pa fëlliqësira si KAS apo rregullator i halleve që ka Shqipëria që nxjerrin rregulla pasi ka mbaruar votimi.

E pse Kosova bën zgjedhje të lira demokratike dhe pa probleme e pa kontrastime, ndërsa Shqipëria nuk bën dot as votime?

Sepse Kosova nuk ka kryetarë partish qelbësira dhe hale që duan me çdo kusht të kenë në parlament secili tufën e tij të qelbanikëve dhe haleve pa vota dhe pa i votuar askush, por të emëruar nga firma e hale-kryetarëve prej vitit 2009.

Ju të degjeneruar anëtarë të mender komisionit të reformës zgjedhore që caktoni ekspertë leshi vetëm për t’i paguar nga taksat e shqiptarëve boll na hapët barkun duke shpikur lloj-lloj maskarallëku që surrati juaj fundërrinë të jetë deputet pa vota.

Merrni kodin zgjedhor të Kosovës dhe keni marrë modelin më të mirë në Europë për procesin zgjedhor si themel i demokracisë funksionale.

Edhe ju kryetarë të partive boll na çatë trapin me pazare mes qensh që na i shisni si konsensus vetëm për interesat tuaja prej qelbanikësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.