Shqipëria triumfon ndaj Polonisë

Shqipëria ka shënuar përsëri ndaj Polonisë në pjesën e dytë duke siguruar fitoren dhe kryeson në grup.
Jasir Asani ka kaluar në avantazh kuqezinjtë, në ndeshjen që po luhet në “Air Albania”.
Ai shënoi një eurogol nga distanca, goditje që la të pashpresë Szczesnyn në hedhjen e tij.
Kujtojmë se, Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje.
Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqezinjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje.
Por, në pjesën e dytë të takimit, në minutën e 63’, ishte Mirlind Daku ai i cili realizoi golin e dytë për kuqezinjtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



