E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria vend i vogël vuan për mbulimin me mjekë
Lajme

Shqipëria vend i vogël vuan për mbulimin me mjekë

Deficiti i specializimeve, kuota të pamjaftueshme për mbulimin me mjekë

  Nevoja për mjekë specialist në të gjithë vendin vazhdon të mbetet problem. Hapja e specializimeve edhe për këtë vit pritet që të zbus këtë fenomen me të cilin përballen kryesisht spitalet bashkiake dhe rajonale. Mungesat më të mëdha kryesisht janë për kirurgë të përgjithshëm, kardiologë, obstetër – gjinekologë, anestezistë neurologë e onkologë.

Por pavarësisht kuotave që miratohen për hapjen e specializimeve afatgjata, në shëndetësi do të vijojë që të ketë deficit sa i përket mjekëve specialistë.

Kjo lidhet me një sërë faktorësh, kryesisht me imobilitetin e mjekëve në vend por edhe me kërkesën gjithmonë në rritje pavarësisht ofertës që jepet nga ministritë përkatëse.

Për vitin 2017-2018 janë miratuar 247 kuota nga të cilat 8 kuota janë për anestezi  e për kardiologji, 10 për kirurgji të përgjithshme, 7 neurologji, 8 obstetër – gjinekologë dhe 8 kuota  në onkologji.

Edhe këtë vit ashtu si dy vite më parë pritet që numri i kërkesës për specializim të jetë më i lartë se ai i ofruar.

Në vitin që lamë pas kishte kërkesë nga 350 mjekë për specializim ndërkohë që kuotat ishin vetëm për 186 mjekë.

Aplikuesit fitues  për specializimet do të shpallen  në prill të 2018. Ndërkohë që  tarifa vjetore e shkollimit për të gjithë studentët  që ndjekin programet e specializimit afta gjatë është 150 mijë lekë.

Vitin e ardhshëm pritet që të përfundojnë studimet mbi 200 specializantë të rinj, të cilët sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të zbusin problematikën e mungesës së mjekëve në vend

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.