E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë lë pas vetëm Rusinë
Lajme

Shqipëria vendi më i korruptuar në Europë lë pas vetëm Rusinë

 

 

 

Korrupsioni në rajonin tonë po kthehet në komponentin kryesor që ngadalëson zhvillimin dhe përparimin. Në bazë të një renditjeje që e cilëson vendin tonë si më i korruptuari Meta bën reagimin e tij;

Ai thekson se .“Një tjetër rekord i papranueshëm! Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas EUROSTAT, vetëm Rusinë. Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate. Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!’ shprehet Meta duke e cilësuar këtë si të vetmen zgjidhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.