E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shqiponjat’ prangosin në Livadh personin që dyshohet se vrau biznesmenin Niko Goro
Publik News

‘Shqiponjat’ prangosin në Livadh personin që dyshohet se vrau biznesmenin Niko Goro

Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, është kapur nga Policia rreth një orë pas ngjarjes.

Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i vrasjes është kapur në fshatin Livadh, pak kilometra larg Himarës dhe vendit ku u vra Niko Goro. Sipas Policisë, 53 vjeçari nga Tirana ka qenë në ndjekje, ndërsa është gjetur makina dhe arma e vrasjes së biznesmenit.

Niko Goro, biznesmen dhe ndërtues i njohur, është vrarë mëngjesin e sotëm në Himarë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të shëtitiores së Himarës, në orën 08.55. E plagosur nga breshëria e plumbave ka mbetur dhe motra e Goros, e cila ka dalë para plumbave për të mbrojtur të vëllanë.

Njoftim nga Policia: Himarë

Policia  në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë  dhe ndjekjes së pandërprerë të  autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”,  të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.