E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shqiponjat’ vënë në pranga 42-vjeçarin ‘ polic’
Publik News

‘Shqiponjat’ vënë në pranga 42-vjeçarin ‘ polic’

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe një tjetër si bashkëpunëtor. I proceduari është shtetasi P. H., 53 vjeç.

Materialet per te dy shtetasit i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Njoftimi i Policise: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompetencat”.

Operacioni, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie, në pranga një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin:

– J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.