E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët e Luginës së Preshevës katër përfaqësues në Parlamentin e Serbisë
Publik News

Shqiptarët e Luginës së Preshevës katër përfaqësues në Parlamentin e Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku  tashmë shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të kenë katër përfaqësues në Parlament.

Me një shënim në facebook, Thaçi ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kenë më shumë deputetë që do të mbrojnë të drejtat e tyre në Parlamentin e Serbisë.

 

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkruan Thaçi.

Të dhënat preliminare tregojnë se Alternativa Demokratike Shqiptare, ka fituar 0.9 për qind të votave në këtë proces zgjedhor.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare nga komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti që të marrin pjesë në zgjedhje në një listë të përbashkët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.