Për të pasur një ofertë telefonike për të komunikuar dhe për të pasur akses në interenet, në Shqipëri kushton më shumë se përllogaritja europiane në bazë të të ardhurave. Të dhënat nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve tregojnë se Shqipëria ka kosto më të larta të shërbimeve celulare krahasuar edhe me vendet fqinje. Ofertat telefonike në Shqipëri janë rritur deri në masën 20-25 mijë lekë të vjetra, për të pasur mjaftueshëm njësi përdorimi.
Sipas përllogaritjeve, 70 minuta, plus 20 SMS në muaj, në Shqipëri kushton sa 1.09% e të ardhurave mujore për frymë, nga 0.41% që është mesatarisht ky tregues për Europën. Një paketë interneti me 2GB në muaj në Shqipëri kushton sa 2.17% e të ardhurave mujore për frymë, nivel dukshëm më i lartë krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe me mesataren europiane prej 0.42%.
E nëse bëhet një kombinim me 140 minuta, 7 SMS dhe 2 GB në muaj në Shqipëri kushton sa 1.45% e të ardhurave për frymë, nga 0.59% që është mesatarja e BE-së. Për këtë shportë, Shqipëria është vendi i tretë më i shtrenjtë në Rajon, pas Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Dukshëm shifrat flasim për një kosoto të lartë të komunikimit, duke përllogaritur një sasi të ulët të njësive të përdorimit.
Nëse flasim për minuta dhe mesazhe palimit si dhe për oferta me 20 GB internet, kosotot shkojnë më shumë se 25 mijë lekë të vjetra në muaj. Arsyeja pse Shqipëria ka kosto të larta komunikimi është sepse përgjithësisht njësitë e komunikimit ofrohen me një numër të kufizuar të paketave standarde mujore. Autoriteti i Konkurencës herë pas here ka nisur hetime ndaj kompanive telefonike për dyshimet se ka një monopol në treg në fiksimin e njëjtë të çmimeve, por deri më tani nuk ka pasur gjoba apo dënime të ashpra ndaj tyre.