E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit “bojkotojnë” zgjedhjet serbe, pjesëmarrje shumë e ulët në votime
Lajme

Shqiptarët e Preshevës dhe Bujanocit “bojkotojnë” zgjedhjet serbe, pjesëmarrje shumë e ulët në votime

Në Serbi po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme lokale. Pjesëmarrja e shqiptarëve në votime në Luginën e Preshevës është shumë e ulët.

Në Preshevë, nga 43,500 votues, kanë votuar deri tani, 700 votues.

Ndërsa në Bujanoc, kanë votuar 3.7% e qytetarëve. Kjo vjen si rezultat i kësaj përçarjeje, ka bojkot të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Është akuzuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka mbajtur anën e Shaip Kamberit, i cili tani po voton në Bujanoc.

Situata në pjesën tjetër të këtij shteti është ndryshe. Deri tani ka pasur pjesëmarrje të konsiderueshme të votuesve opozitarë.

Kanë ndodhur disa ndryshime në Serbi, në ligjin zgjedhor, që favorizojnë pakicat etnike. Është e qartë, kjo lloj përqindjeje që mbetet kaq e vogël, është reagim ndaj kësaj përçarjeje. Me këtë pjesëmarrje të votuesve opozitarë në Serbi, kjo do të thotë që shqiptarët rrezikojnë të mos nxjerrin asnjë deputet.

Në fshatin Tërnavë të Preshevës ka votuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Kryetari i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, deklaroi se numër i vogël i qytetarëve kanë votuar deri më tani për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai tha se kjo ndodhë për shkak të përçarjes së shqiptarëve dhe garimit në dy lista të ndara.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, deklaroi Arifi.

Pas votimit, Arifi shtoi se bojkoti nga qytetarët është faturë ndaj lidershipit shqiptarë. Sipas tij, ka ardhur fundi i politikave egocentrike në Luginë të Preshevës.

Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nuk shprehet optimist se do të ketë përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

“Atmosfera është shumë e dobët për të dërguar një deputet atje sepse nuk ka faj votuesi, e kemi fajin ne, po e shti edhe vetën edhe pse kam dhënë gjithçka për t’u unifikuar, por është një politikë egocentrike, e cila mbështetet nga Kurti tash dy vite dhe sot është rezultati. Ju thoni 10 mijë apo 11 mijë, por unë them edhe varësisht dajes në tërë Serbinë, ndoshta mund të jetë numri edhe më i lartë për të dërguar një deputet në parlament, kështu që kjo duket shumë e pa arritur”, përfundoi kryetari i Preshevës.

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista.

Këto janë zgjedhjet e katërta të jashtëzakonshme që nga ardhja në pushtet të Partisë Progresive Serbe në vitin 2012.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.