E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët festojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit
Lajme

Shqiptarët festojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit

29 nëntori i vitit 1944 shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare: çlirimin e vendit nga pushtuesit gjermanë. Vetëm pak ditë pasi Tirana u çlirua më 17 nëntor, Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare njoftoi zyrtarisht edhe çlirimin e Shkodrës. Me këtë akt, 81 vite më parë, Shqipëria u shpall tërësisht e lirë.

Një luftë që e rreshtoi Shqipërinë në krahun e fitimtarëve

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare konsiderohet një nga ngjarjet më të lavdishme të popullit shqiptar. Përveç largimit të pushtuesve italianë dhe gjermanë, kjo fitore e vendosi Shqipërinë krah aleatëve të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore:
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.

Kjo luftë ripohün integritetin territorial të vendit, në një periudhë kur Shqipëria shihej si zonë e rrezikuar nga copëtimet e Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinje.

Ndryshe nga fqinjët, Shqipëria u çlirua pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, çlirimi i Shqipërisë u arrit pa hyrjen e ushtrisë sovjetike. Lufta ishte një lëvizje e gjerë popullore, me pjesëmarrje masive dhe bashkim të krahinave nga jugu në veri. Qytetet dhe fshatrat shqiptare u mobilizuan në mënyrë të paprecedentë, duke e bërë këtë luftë një nga përfshirjet më të mëdha në historinë tonë.

Si rezultat, Shqipëria u bë pjesë e koalicionit antifashist euroatlantik — një pozicion që ruan sot si anëtare e NATO-s.

Roli i misioneve aleate në Shqipëri

Edhe pse çlirimi u arrit nga forcat shqiptare, misionet aleate dhanë kontribute të rëndësishme gjatë Luftës Nacionalçlirimtare:

  • Misioni britanik: Fillimisht i udhëhequr nga majori Billy MacLean, e më pas, pas kapjes rob të gjeneral brigade Edmond Davies, u drejtua nga Norman Wheeler dhe Alan Palmer.

  • Misioni amerikan: Kryesohej nga Thomas Stefan.

  • Misioni sovjetik: U drejtua nga majori Ilia Ivanov.

Prania e tyre shërbeu për koordinimin e veprimeve, furnizimin dhe komunikimin strategjik me Aleatët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.