E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët humbën sot një mik të rëndësishëm në Kongresin Amerikan
Publik News

Shqiptarët humbën sot një mik të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

 

Sot shqiptarët humbën të vetmin zë të fuqishëm që i kishte ngelur në Kongresin Amerikan dhe që ishte njëkohësisht kryetar i Komitetit Mardhënieve me Jashtë në Kongres Eliot Engel. Sot ishin primairet për përfaqsuesit në Kongres brënda Partisë Demokratike në rajonin Bronx dhe Westchester County New York dhe Kongresmeni Eliot Engel humbi karshi kandidatit tjeter demokrat Jamaal Bowman, i cili fitoi me 63 perqind.

Në Bronx & Westchester County jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerike të cilë kanë pasur peshë në zgjedhjen e Eliot Engel. Në zgjedhjet sot shumë shqipëtarë të kësaj zone kanë ndërruar mëndje.

Kongresmeni Engel ka bërë nje punë të jashtëzakonëshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çeshtjen e Kosovës prej 30 vjetësh që nga viti 1989 sëbashku me Bob Doll, Tom Lantosh në sjelljen e çeshtjen Kosovës në Kongres, pastaj me kërkesat për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga serbët, me pas për gjenocidin Serb në Kosove dhe deri tek çlirimi i Kosovës dhe krijimi shtetit Kosovës. Nē të gjitha këto ngjarje Kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.

Shqiptarët humbën sot një aleat të fortë dhe nje zë të fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Kongres dhe një mik të mirë.

Foto me Kongresmenin Eliot Engel në vitin 1993

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.