E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari dhe shoku i tij në gjyq për vrasjen e studentes greke, nëna dhe babai i 21-vjeçares shpërthejnë në britma: Vrasës, do jua marr jetën
Publik News

Shqiptari dhe shoku i tij në gjyq për vrasjen e studentes greke, nëna dhe babai i 21-vjeçares shpërthejnë në britma: Vrasës, do jua marr jetën

Sot ka nisur gjyqi në ngarkim të dy të rinjve, Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras, pas hetimeve të prokurorisë.

image

Siç shkruajne mediat greke, situata ne sallen e gjyqit nuk ka qene aspak e lehte, pasi ka pasur tension te madh dhe britma nga familjaret e viktimes.

Nëna e studentes, kur pa dy autorët që ishin ulur në bankën e të akuzuarve, filloi të dridhej nga zemërimi, dhe megjithëse burri dhe të afërmit e saj po përpiqeshin ta frenonin, ajo u ngrit nga vendi ku ishte ukur duke qarë dhe duke bërtitur.

Në pamundësi për ta përmbajtur zemërimin dhe inatin, sapo pa të akuzuarit, bërtiti dhe kercenoi se do t’i vriste ata, ndërsa iu drejtohej atyre që e mbanin nga krahet duke u thënë: “Ata ma shkatërruan jetën dhe unë duhet të ulem ketu për t’i parë?”

“Vrasës, do ju vras, ju shkatërruat jetën tonë dhe jetën e fëmijës tim, dhe unë duhet t’ju shoh. Vrasës”, therriste nena e te ndjeres.

image (1)

Edhe babai i Elenit, nuk e permbajti dot veten. Ioannis Topaloudis, duke iu drejtuar të akuzuarve dhe duke mohuar akuzën e përdhunimit, tha:

“A nuk keni turp? Për çfarë konsensusi po flisni? Me thikën në qafë e përdhunon …”.

Avokati i të pandehurit nga Rodosi tha se klienti i tij, pranon vetëm thjesht bashkëpunimin në vrasje.

Ndërsa i pandehuri me origjinë shqiptare, mohoi të gjitha akuzat.

image (2)

Ndërkohë në fjalën e tij avokati i familjes Al. Kujas e përshkroi mohimin e të pandehurve si provokues. Avokati Kujas foli për mizoritë dhe krimin e rëndë, të cilat, tha ai, u bënë nga të pandehurit, në mënyrë që viktima të mos i raportonte ata për përdhunimin në grup.

Jashtë gjykatës, një grup protestuesish u mblodhën dhe ngritën një pankartë ku shkruhej: “Ata po na vrasin – Një helen më pak”.

image (3)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.