E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari Dritan Gjika trafikoi  tonelatat me kokainë nga porti i Guajakilit
Lajme

Shqiptari Dritan Gjika trafikoi tonelatat me kokainë nga porti i Guajakilit

Prokuroria e Ekuadorit ka zyrtarizuar akuzën për krim të organizuar ndaj trafikantit Dritan Gjika, i identifikuar si bosi i mafies shqiptare në territorin ekuadorian.

Gjithashtu, edhe për 13 personat e tjerë që ishin pjesë e organizatës, mes tyre edhe një argjentinas. Në seancën përgatitore të vlerësimit dhe gjykimit dje me 31 korrik 2024, gjyqtari antikorrupsion vuri në dukje gjithçka të kryer nga Ministria Publike gjatë fazës së hetimit të kësaj çështjeje, e cilësuar me emrin “Pampa”.

Hetimet e Prokurorisë zbuluan një rrjet të rëndësishëm trafiku droge në Evropë përmes porteve të Ekuadorit .

Kjo organizatë ishte e ngarkuar për dërgimin e tonelatave kokainë të prodhuar në Valle del Cauca (në jugperëndim të Kolumbisë) dhe e kamufluar në kontejnerë me eksporte frutash nga Ekuadori, kryesisht banane.

Organizata kriminale është shpallur përgjegjëse për 11 dërgesa kokaine nga porti i Guayaquil , më i madhi në Ekuador, drejt vendeve evropiane si Belgjika, Holanda dhe Spanja .

Sipas Prokurorisë, Gjika grumbulloi informacionpër kompanitë me histori të mirë eksporti, me qëllim krijimin e marrëdhënieve tregtare (nga kompania në kompani), gjë që i mundësoi organizatës minimizimin e profilit të rrezikut kur bëhej dërgesa.

Dritan Gjika dhe Mario S u shpallën fajtorë për koordinimin e veprimeve logjistike në territorin ekuadorian dhe spanjoll, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, sipas Prokurorisë. Gjatë seancës, Prokuroria ka paraqitur 100 elemente dënimi ndaj të akuzuarve.

Operacioni i përbashkët Ekuador-Spanjë

Rasti “Pampa” është produkt i bashkëpunimit midis autoriteteve ekuadoriane dhe spanjolle që çoi në një operacion të përbashkët të kryer në fillim të shkurtit, ku u arrestuan 30 persona (18 në Ekuador dhe 12 në Spanjë). Mes të arrestuarve nuk ishte Dritan Gjika .

Sipas Policisë së Ekuadorit, Gjika është i lidhur me biznesmenin ekuadorian Rubén Chérres , i cili u vra vitin e kaluar pas hetimit që zbërthente lidhjet e tij me këtë trafikant të dyshuar droge.

Chérres ishte gjithashtu i përfshirë në çështjen Encuentro ose Gran Padrino, komploti i korrupsionit në kompanitë publike, drejtuesi i të cilave ishte miku i tij Danilo Carrera, kunati i Guillermo Lasso, i cili ishte president i Ekuadorit në periudhën 2021-2023./ Përshtatur nga “Teleamazonas”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.