E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes pse pronari e nxori nga shtëpia
Lajme

Shqiptari lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes pse pronari e nxori nga shtëpia

Një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes pasi pronari i shtëpisë e ka dëbuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në Riccione, në Viale Milano. 47-vjeçari me origjinë shqiptare është lyer me benzinë ka vënë flakën vetes para gruas së tij.

Burri, i cili pësoi djegie mbi 70% të trupit, u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë të cilët më pas thirrën 118 dhe policinë.

Stafi i spitalit Ceccarini ndërhyri në vendngjarje, por më pas 47-vjeçari u transportua në Bufalini në Cesena.

Karabinierët e Ricciones po hetojnë gjestin ekstrem të shqiptarit, i cili jeton në qytet, punon si kamarier dhe është i martuar me një shtetase rumune. Sipas një rikonstruksioni fillestar, 47-vjeçari jeton me gruan e tij që nga janari në një apartament në Viale Milano, një zonë shumë qendrore e Ricciones. Pasi ka paguar një depozitë prej 2 mijë euro dhe një qira mujore prej 1 mijë eurosh, ai e ka gjetur veten të dëbuar nga një ditë në tjetrën.

Papritur rreth dhjetë ditë më parë, kur u kthye në shtëpi, pa se brava e shtëpisë ishte ndryshuar dhe të gjitha gjërat ishin grumbulluar në tokë. Që prej asaj dite, ai jeton me gruan e tij në bodrumin përballë banesës.

Tashmë policia po konstaton nëse dhe si janë gjërat me pronarin e pronës pasi çifti para se të dëbohej i është drejtuar edhe Policisë të cilës i kanë bërë denoncim verbal.

Por mungesa e një kontrate të rregullt qiraje do të rëndojë në gjendjen e tyre pasi pa një kontratë çifti mund të akuzohet se ka zënë banesën në mënyrë të paligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.