Shqiptari që e kishte kthyer Adriatikun në “autostradën” e drogës
Operacioni i përfunduar këtë të premte kishte nisur që në janar të vitit të kaluar. Sipas medias italiane kreu i bandës ishte një shqiptar i identifikuar si Flodian Serjani, i cili është arrestuar këtë të premte në Shqipëri. Serjani sipas detajeve të medias italiane kishte lidhje të forta me krimin në Toskana dhe udhëtonte shpesh mes Shqipërisë e Italisë për të organizuar dhe koordinuar ngarkesat e drogës.
Media italiane shkruan se ky grup ka arritur të kalojë mbi gjysëm toni drogë nga Shqipëria drejt Italisë duke përdorur rrugët detare.
Substantanca narkotike vinte nga Shqipëria në brigjet e Brindisit e më pas shpërndahej në Itali. Saverino Palma, po sipas medias italiane ishte një ndër ndërlidhësit me grupin shqiptar të drogës dhe bënte të mundur transportin e drogës. Lënda narkotike shkonte në disa prej qyteteve kryesore të Italisë, përfshi Romën, Napolin, Milanon apo Firencen./Express
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



