
Ish- këshilltaria në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptar, tërhoqi vemendjen e Presidentit Trump edhe gjatë fushatës së tij, për kandidat nga partia republikane, për President.
Ajo u citua një vit më parë nga presidenti Donald Trump në rrjetin social Twitter.
Vete Presidenti Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u.
Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruante një vit më parë gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.
“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump.
Mirëpo kësaj rradhe shqiptaro amerikania Lisa Milicaj, jo vetëm që ka marrë pjesë së bashku me Harry Bajraktarin një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, së bashku me kongresitin demokrat Eliot Engel dhe bashkëshorten Patty, por ka vendosur mbi kokë në mes sallës së Kongresit dhe Senatit, gjatë Fjalimit të Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plisin e bardhë të Kosovës, dhe ka pozuar duke bashkuar dy pëllëmbat e dyarve, duke bërë kështu edhe simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar.

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalë së gjatë vuri theksin tek gjendja e mirë ekonomike dhe bëri thirrje për përpjekje dypalëshe lidhur me emigracionin, gjatë fjalimit të tij të martën në mbrëmje mbi gjendjen e vendit.
Fjalimi i tij përpara të dy dhomave të Kongresit erdhi një vit pasi Donald Trump ka marrë detyrën e Presidentit dhe rreth një javë nga debatet mbi buxhetin dhe politikën që duhet ndjekur në raport me një grup emigrantësh që kanë ardhur në Amerikë ilegalisht në moshë të mitur. Debatet çuan në mbylljen për tre ditë të qeverisë.
Presidenti Trump foli mbi çështje që lidhen me punësimin, ekonominë dhe reformën e taksave, si dhe kërkojë ligjvënësve të miratojnë planin e tij prej triliona dollarësh mbi infrastrukturën.
Ai foli gjithashtu për çështje të sigurisë kombëtare, përfshirë aktivitetin bërthamor dhe programin e raketave të Koresë së Veriut, si dhe nevojën për politika të drejta tregtare, njoftojë në komentin e saj Zëri i Amerikës, emisioni televizivë Ditari në shqip..
Mirëpo, për të gjithë ato vende që preken nga fjalimi i Presidentit, jo me pak vemendje është ndjekur edhe ajo pjesë e fjalimit, të tij, kur Presidenti i SHBA, Donald tha se :”Asnjë dollar për ata që votuan kundër nesh në OKB më 20 Dhjetor 2017”

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, e cila është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimin e Përvitshëm te Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e konsideruar nga disa media në Shqipëri, si mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë, për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin, më 21 Dhjetor 2017.



