E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtëpia e Tafilajve një banesë “fantazëm”, ku ndodhet pas lirimit nga burgu Genc Tafili?
Lajme

Shtëpia e Tafilajve një banesë “fantazëm”, ku ndodhet pas lirimit nga burgu Genc Tafili?

Më i madhi Tafilëve, Genci i cili fitoi lirinë me kusht pas 17 vjetësh në qeli, nuk u kthye në shtëpinë e tij në lagjen “Ndocaj” të Shkodrës.

Porta aty është e mbyllur prej vitesh.

Asnjë nga familja nuk jeton në këtë lagje.

Fqinjët nuk flasin.

Ishte viti 2000 kur mes Tafilajve dhe ish-shefit të krimeve në Shkoder, Prelë Pjetrushi nisi një histori hakmarrjeje.

Më 2 gusht të atij viti, Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, i cili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Në operacion u vra drejtori i Policisë Arben Zylyftari.

Tafilajt pretendojnë se Zylyftari u vra nga Prelë Pjetrushi.

Më 22 Janar 2001 ai u qëllua me breshëri kur po futej në shtëpi, por fatmirësisht shpëtoi. Policia arrestoi Admir Tafilin.

Më 18 Mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Admir Tafili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës disa orë pas vrasjeve.

Familja Tafili ka vite që është larguar nga Shqipëria dhe përveç Genc Tafilit i liruar të hënën nga Gjykata e Krujës dhe Admir Tafilit që vuan denimin me burg të përjetshëm, tjetërkush nuk ndodhet për shkak të hakmarrjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.