“Shteti ka rënë”/ Eksperti i sigurisë flet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit: Hetimi duhet t’i kalonte SPAK-ut!
Për ekspertin e sigurisë publike, Fabian Zhilla, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan disa ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit 2021, duhet t’i kalonte për hetim Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
I ftuar në emisionin “Në shënjestër”, Zhilla u shpreh se ngjarje të tilla tregojnë se shteti ka rënë, teksa theksoi se shoqëria duhet të reagonte fort.
“Pse njerëzit kanë qenë të armatosur? Kjo nuk vjen nëse nuk kemi grupet e krimit të organizuar. Hetimi mund të kalohej edhe në SPAK për tu ndjekur në mënyrë më profesionale. Demokraci është votë, nëse bie vota,… po derdhim gjak të pafajshëm për një kleptokraci që po na vjedh jetën. Jemi vend i NATO e po aspirojmë BE, aspiratë vulgare dhe mendoj që si shoqëri duhet të reagojmë fort duke iu larguar çdo forme që kishte interes dhunës dhe çdo individ që promovon këtë demokraci, ka rënë shteti. Kur nuk reagon por gjënë e marrin në dorë grupet… jemi pjesë e NATO dhe nuk ofrojmë garancinë e votës. Kush është mesazhi që qytetarët e Elbasanit marrin për zgjedhjet e tjera? jemi përballë një handikapi që mund të shtrihet si model” – tha Zhilla.
Në lidhje me Arbër Paplekajn, personi i cili ekzekutoi Xhuvanin, Zhilla tha se është i pafajshëm dhe se fajtorë janë persona të tjerë.
“Arbër Paplekaj është viktimë. Nuk është hetim krimi. U qëlluan për çështje politike që kemi 30 vjet që po luftojmë. Një njeri i respektuar, kontribuoi për qëllime parimore, i trajnuar e s’duhet ta bënte por e bëri. Ai është viktimë. Na vjen keq për të dy familjet. Fajtorët janë njerëz të tjerë. në Elbasan njerëzit duhet të dilnin në protestë e të mos merrnin pjesë me votime sepse nuk kishte zgjedhje normale me atë njollë gjaku. Duhet të dalin si në jug të Italisë, U vra Falcone dolën në protesta. nëse nuk garantohet vota, kemi të humbur çdo gjë tjetër”, tha ai.
Emisioni “Në Shënjestër’ publikon për herë të parë pamjet e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.
Ndiqni Videon FullSizeRender
Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, ka pasur përplasje midis dy grupeve të militanteve. Po ashtu në pamje shihet se grupi i ruajtjes së votave i angazhuar nga PD bllokon një makinë që sipas tyre kishte lista me pagesa dhe para. Nga pamjet shihet Arber Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani që më pas humb jetën. Në ngjarjen në fjalë që bë ‘mollë’ sherri mes palëve politike, u plagosën dhe tre persona të tjerë, mes tyre një efektive policie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



