Shteti ka rënë sepse nuk ka autoritet, as kohë të merret me shëndetin e skllevërve
Falenderoj publikisht fshatarin që më tha në vesh:
“Ik se nuk janë per ty”-kur u afrova të ble disa produkte të tij qe po i tregetonte- me sa duket do të ketë patur simpati per arsye se më njohin më shumë njerez nga ç’njoh unë. –
Nderkohe lus Zotin qe per hir te së mires qe beri fshatari me mua, t’ia pastroje zemren dhe t’ia ndriçoje shpirtin qe ai te mos helmoje me produktet e tij njerez te cilet nuk dalin ne televizor!
Jetojmë në gjendje emergjence kombetare dhe kanceri po bën namin. Një Zot e di çfarë fusim në bark. Shteti ka rënë sepse nuk ka autoritet, dhe nuk kanë kohë të merren me shendetin e sklleverve, pasi plani është shfarrosja si racë e si Komb. Bombat atomike janë dy:
1- Emigrimi prej varferisë.
2- Kanceri prej ushqimeve
Dhe zhdukja ështe e sigurtë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



