E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn
Lajme

Shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn

Shtyhet për në datën 2 shkurt seanca paraprake për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për të ashtuquajturën çështja ‘Buka’.

Avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Prokuroria e Posaçme thotë se një parcelë tokë në rrugën 5 Maji, u privatizua nga Arben Ahmetaj duke injoruar një vendim gjykate, pasi llogariti aksionet e pronarëve te truallit me çmimet e vitit 1994, duke u shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm financiar. Ahmetaj në mënyrë të vazhdueshme ka kundërshtuar akuzën nga arratia.

Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra të rënda penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve.

Pak ditë më parë Ahmetaj humbi dhe mandatin e deputetit, pasi prej gati 6 muajsh nuk u paraqit në Kuvend, ndërsa vendin e tij e zuri Plarent Ndreca.

Hetimer per inceneratorin

Arben Ahmetaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, pas këqyrjeve në një kompjuter që i përket biznesmenit Klodian Zoto, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.

SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon blackberry i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.