Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, zbulohet shkaku
Shtyhet sërish seanca për pronarin e kompanisë ‘Arbri Garden’ Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.
Mësohet se shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve të Cekajt dhe Donaldo Lushajt.
Sakaq, bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 12 mars 2020.
Kujtojmë që Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



