E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shtypi me makinë babë e bijë, drejtor në Bashkinë e Korçës
Lajme

Shtypi me makinë babë e bijë, drejtor në Bashkinë e Korçës

Njëri nga shoferët që shkaktoi tragjedinë në familjen Hoxha në Korçë ku humbi jetën kryefamiljari Sokoli dhe vajza 6-vjeçare, mban një post drejtues në bashkinë e qytetit juglindor.

Petrit Kupe 61 vjeç është drejtor i Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Bashkinë Korçë, njëherazi ish-kryetar i Komunës së Libonikut.

61-vjeçari po drejtonte automjetin tip “Volkswagen” me targa AA837UJ që u përplas me makinën tjetër tip “Benz” me targa AA831AA, që drejtohej nga Laurenc Pallashi29 vjec.

Të dy janë shoqëruar në komisariat deri në sqarimin e rrethanve të kësaj ngjarje të rëndë, ku babë e bijë ishin kalimtarë, duke shkuar në shtëpi.

Ata humbën jetën pasi u përplasën nga makinat e aksidentuara me njëra-tjetrën në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.