Shtyrja e zgjedhjeve vendore, Taulant Balla tregon kërkesën e mbërritur në Presidencë
Pas konfirmimit të opozitës se do te marre pjesë në zgjedhjet vendore, Presidenti Meta ka nisur konsultimet me krerët e grupeve parlamentare për dekretimin e datës së zgjedhjeve.
Sipas Kodit Zgjedhor, caktimi i datës se zgjedhjeve bëhet 9 muaj përpara mbarimit të mandatit të kryetareve të qeverisjes vendore.
Zgjedhjet e fundit vendore u zhvilluan në 25 qershor 2015 dhe pritet që data e zgjedhjeve të reja të jetë një nga dy të dielat e fundit të qershorit 2019, praktikisht 23 ose 30 qershor.
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla tha pas daljes nga Presidenca se dy datat e mundshme janë dy të dielat e fundit të muajit qershor.
Ai tha se është dhe një skenar i afrimit të zgjedhjeve, dhe kjo kërkesë është bërë nga operatorët turisitik, të cilët kërkojnë, që zgjedhjet të mos behën në verë.
“Është diskutuar që dy të dielat e qershorit mund të jenë datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore, ka pasur në fakt nga operatorët turistik një kërkesë të kahershme për të një datë më herët sesa fundi i qershori, por kjo është një çështje që i takon dakordësisë mes të gjithëve”, tha Balla. E.Koçi
Deklarata e Taulant Ballës
Duke e falënderuar Presidentin për vijimësinë e një tradite shumë vjeçare për konsultimin me partitë politike kryesore për dekretimin e datës zgjedhjeve vendore, qershorit 2019.
Është diskutuar që dy të dielat e qershorit mund të jenë datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore, ka pasur në fakt nga operatorët turistik një kërkesë të kahershme për të një datë më herët sesa fundi i qershori, por kjo është një çështje që i takon dakordësisë mes të gjithëve.
Presidenti i Republikës do të bëj këtë proces konsultash dhe shumë shpejt të caktohet data.
Ne nuk propozojmë datë, se datën e përcakton Presidenti i Republikës dhe Kodi Zgjedhor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



