Shuhet’ në moshën 95-vjeçare, Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI ka ndërruar jetë në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare.
Papa Benedikti XVI drejtoi Kishën Katolike për më pak se tetë vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.
Papa Benedikti XVI i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan.
Vatikani në një deklaratë bëri me dije se: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan”.
Papa Benedikti XVI prej kohësh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ishte Papa Francesku, ai që kqrkoi pak ditë më parë nga i gjithë populli në Vatikan të luteshin për shëndetin e Papa Benediktit pas njoftimit nga Selia e Shenjtë ku u tha se gjendja e tij ishte përkeqësuar.
I lindur Joseph Ratzinger në Gjermani, Papa Benedikti XVI ishte 78 vjeç kur në vitin 2005 u bë një nga papët më të vjetër të zgjedhur ndonjëherë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



