Horn dhe kolegu i tij Siegfried Fischbacher ishin të njohur për përfshirjen e tigrave të bardhë në shfaqjet e tyre, që e bënte publikun të ishte më kurioz për atë që do të ndodhte.
Roy Horn filloi të punonte në Las Vegas që në vitin 1967 deri në 1990, ndërsa më pas për rreth 14 vite u zhvendos me kolegun e tij në një skenë tjetër në Hotel Mirage.
Në vitin 2003 Roy Horn u sulmua nga një tigër i bardhë gjatë një presj shfaqjeve, dhe kjo e detyroi të tërhiqej nga skena.
“Sot, bota ka humbur një nga më të mëdhenjtë e magjisë, por unë kam humbur mikun tim më të mirë,” tha Z. Fischbacher në një deklaratë. “Që nga momenti kur u takuam, unë e dija se Roy dhe unë, së bashku, do ta ndryshonim botën”, shtoi ai.



