Shullazi dënohet me 14 vite burg
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të njohur si “Banda e Durrësit”.
Dënimet
Emiljano Shullazi– 14 vite burg
Gilmando Dani– 12 vite burg
Endrit Qyqja– 10 vite burg
Endrit Zela– 10 vite burg
Blerim Shullazi– 9 vite burgGjykata ka kërkuar që asnjë nga të dënuarit nuk mund të përfitoje nga lirimi me kusht, duke vaujtur kështu të plotë dënimin që kanë marrë.
Pas vendimit të gjykatës, avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, para mediave është shprehur se akuzat janë të stisura.
“Vendimi nuk u dha i arsyetuar, fatkeqësia e kësaj gjykata është se nuk i shpëton dot presionit dhe në fushën që këta operojnë, nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale… Të gjitha akuzat ishin të stisura”, tha avokati i Shullazit.

Për Shullazin si kreu i grupit, Prokuroria kishte kërkuar në total 17 vite burgim, prej të cilave 5 ishin për shkak të grupit kriminal që ai drejton.
Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobe vënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobë vënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.
Sipas Prokurorisë, Shullazi ka përdorur të njëjtin mekanizëm bashkë me anëtarët duke ju vendosur gjoba më tej duke i kërcënuar e më tej duke vendosur lëndë plasëse.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



